Akil Gjakova është rikthyer me fitore në fazën e repesazhit në Kampionatin Europian të xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Xhudisti kosovar triumfoi me IPPON në ndeshjen e parë të repesazhit ndaj moldavit, Adil Osmanov
Tashmë, Akil Gjakova do të jetë vetëm një fitore larg medaljes së bronztë europiane.
Sot garuan edhe Laura Fazliu dhe Dardan Cena, por që u eliminuan shumë herët nga gara.