“Megjithatë publike” botimi që sjell hulumtimin urban - Gazeta Express
string(52) "megjithate-publike-botimi-qe-sjelle-hulumtimin-urban"

“Megjithatë publike” botimi që sjell hulumtimin urban

Arte

Gazeta Express

28/07/2022 17:03

Një bashkëpunim mes Manifesta 14 dhe CRA-Carlo Ratti Associati ka sjellë për publikun botimin e ri “Megjithatë Publike”.

Kjo përmbledhje detajon hulumtimin urban para-bienal të CRA-së dhe vizionin e tyre për Manifesta 14 Prishtina. Libri propozon një metodologji, një agjendë dhe një analizë për portretizimin e Prishtinës në vitin 2022 dhe më tej.

Lexo Edhe:

Publikimi është një mjet për qytetarët e kryeqytetit të Kosovës që të rimendojnë potencialin e qytetit të tyre, si dhe të parashikojnë mundësi të ndryshme për të rigjallëruar dhe rikthyer hapësirën publike të Prishtinës.

Projekti u zhvillua në bashkëpunim me MIT Senseable City Lab dhe Kosovo Architecture Foundation.

‘Megjithatë Publik’ e është botuar me rastin e Manifesta 14 Prishtina dhe është dizenjuar nga Bardhi Haliti dhe Zuzana Kostelanská. Libri tani mund të blihet në recepsionin e Hotel Grand dhe në Librarinë Dukagjini.

/Gazeta Express