Fotografi të bëra publike për herë të parë nga procesi krijues i Bekim Lumit do të jenë pjesë e ekspozitës ‘u artësofshi’ që do të hapët këtë t]ë shtunë, nga ora 20:00 në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës. Ekspozita do të mbahet në nderim të regjisorit Lumi.
Në 4 vjetorin e shkuarjes në amshim, regjisori Bekim Lumi, do të kujtohet dhe do të nderohet nëpërmjet Ekspozitës “ U artësofshi”! Fotografi të shumta si dëshmi të një procesi të gjatë të artësimit, që na e la trashëgim Bekimi, do të na sjellin si rrallë herë portretin e tij prej artisti, pedagogu dhe njeriu. E përgatitur nën kujdesin e kuratorit Mentor Berisha dhe ndihmës kuratorit Afrim Muçaj, ekspozita do të hapet të shtunën, më 30 korrik,në Prishtinë , në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, në ora 20.00.
Ejani dhe hyni në labirintet e laboratorit krijues bekimian për të rikthyer shijet e shfaqjeve të tij dhe për të parë fotografi që për herë të parë bëhen publike nga procesi i tij krijues!
Ky përvjetor i radhës shënohet në kuadër të Kalendarit vjetor kulturor dhe mbështetet nga Ministria e kulturës, rinisë dhe sporteve, Qendra Multimedia, Muzeu i Kosovës dhe Teatri Kombëtar i Kosovës.
Këshilli organizativ i falënderon të gjithë për angazhimin e tyre si dhe të gjithë juve që do të na bashkangjiteni në këtë të shtune, në nderim të Bekim Lumit!/Afrim Demiri
/Gazeta Express
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...