Çka po ndodh me Mike Tyson!? Legjenda e boksit çalon dhe ecën me ndihmën e një shkopi - Gazeta Express
string(83) "cka-po-ndodh-me-mike-tyson-legjenda-e-boksit-calon-dhe-ecen-me-ndihmen-e-nje-shkopi"

Çka po ndodh me Mike Tyson!? Legjenda e boksit çalon dhe ecën me ndihmën e një shkopi

Boks

Gazeta Express

28/07/2022 15:03

Mike Tyson është shfaqur i lodhur së fundmi në rrugët e New Yorkut.

Legjenda e boksit u pa në gjendje jo të mirë fizike, derisa po ecte me ndihmën e një shkopi, njofton “TMZ Sports”, përcjell “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Tifozët e kapën atë duke ecur me ndihmën e këtij mjeti derisa po shkonte nga makina për në dhomën e tij të hotelit.

56 vjeçari dukej se po çalonte dhe po e përdorte shkopin e ecjet për t’u mbështetur në të.

Burime të afërta me Tyson thonë se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz, por që ai thjesht po përballet me një problem të vjetër të shpinës.

Ditë më parë, Mike Tyson theksoi se po e ndien se po i afrohet vdekja, pra po shkon drejt “skadimit”, shkruan “Gazeta Express”.

Ai konsiderohet si njëri prej boksierëve më të mirë në histori të këtij sporti luftarak.

Dhe, karriera e gjatë ka bërë që tash ai t’i ndiejë pasojat. /Gazeta Express/