Familja e Schumacherit bëri gjithçka që të fshihej fotoja prej 1 milion eurosh që e posedonte “miku i tij” - Gazeta Express
string(104) "familja-e-schumacherit-beri-gjithcka-qe-te-fshihej-fotoja-prej-1-milion-eurosh-qe-e-posedonte-miku-i-tij"

Sport

Gazeta Express

27/07/2022 14:06

Familja e Schumacherit bëri gjithçka që të fshihej fotoja prej 1 milion eurosh që e posedonte “miku i tij”

Sport

Gazeta Express

27/07/2022 14:06

Familja e Michael Schumacherit kishte luftuar për t’i “varrosur” sekretet e fotografisë së legjendës së Formula 1, të cilat ishin zbuluar nga një “mik” i tij, tri vjet pas aksidentit tragjik.

Thuhet se personi në fjalë i kishte kontrabanduar fotografitë e ish-ngasësit të Ferrarit në shtëpinë e tij në Liqenin e Gjenevës në vitin 2016 dhe se i kishte vendosur ato në shitje për 1 milionë euro.

Lexo Edhe:

Asnjë fotografi e as video e Schumacherit nuk janë publikuar që prej aksidentit me ski që e kishte pësuar në vitin 2013 në alpet franceze, shkruan mediumi britanik “The Sun”, përcjell “Gazeta Express”.

Ndërkohë, edhe lajmet për ish-pilotin gjerman janë të rralla.

Ai kishte pësuar dëmtime të rënda në tru dhe për një kohë kishte qëndruar në gjendje kome.

Pas një viti, ai ishte zgjuar dhe ishte me vetëdije.

Nga ajo kohë, ish-ngasësi i Mercederit është duke qëndruar në Zvicër së bashku me familjen e tij.

Një fotograf anonim e kishte mundësinë ta shiste pamjen e parë të 53 vjeçarit të lënduar.

Ky person i panjohur thoshte se ishte mik i afërt i Schumacherit, ndërsa theksonte se e posedonte fotografinë e Schumit në shtratin e tij.

Dyshohet se ai i nxori në mënyrë të kontrabanduar fotografitë nga shtëpia e familjes dhe se u përpoq t’i nxirrte ato në ankand në dyqane të ndryshme përreth kontinentit.

Prokurorët gjermanë në Offenburg më vonë konfirmuan se një “person i panjohur” i ka marrë fotot “sekrete” dhe se i kishin ofruar ato për t’i shitur për një shumë që lidhet me 1 milion euro.

Prokurorët e kishin quajtur aktin si të neveritshëm dhe një shkelje të të drejtave personale të jetës dhe shkelje të privatësisë.

Një hetim ishte nisur në atë kohë, por thuhet se është lënë në pritje, ani pse gruaja e Schumacherit, Corinna ka kërkuar nga policia të ndërmarrë masa, shkruan “Gazeta Express”.

Shtëpia mediatike evropiane, të cilës iu ofrua pamja ekskluzive e legjendës së Formula 1, ka refuzuar ta zbulonte burimin e saj.

Ky medium po ashtu u zotua se nuk i kishte parë kurrë fotografitë e Schumacherit.

Gjermani thuhet se është i vetëdijshëm, por që nuk është në gjendje të flasë. /Gazeta Express/