string(92) "garuesit-kosovar-te-badmintonit-perfundojne-garat-ne-festivalin-olimpik-evropian-per-te-rinj"

Sport

Gazeta Express

26/07/2022 19:42

Garuesit kosovar të badmintonit përfundojnë garat në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj

Sport

Gazeta Express

26/07/2022 19:42

Garuesit kosovar në badminton, Baton Haxhiu dhe Fijona Mustafa, përfunduan sot garimin në grupe në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj.

Haxhiu zhvilloi sot tri ndeshje, ndërsa Mustafa dy, por që nuk arritën të shënojnë fitore ndaj kundërshtarëve të tyre.

Për të dy garuesit tanë pjesëmarrja në EYOF ishte përvojë e mirë për garat e ardhshme ndërkombëtare.

Kujtojmë se “EYOF 2022” është duke u mbajtur në Banska Bystrica të Sllovakisë. /Gazeta Express/