Ekipet e UP-së luajnë sot për medalje në Kupën e Botës - Gazeta Express
string(54) "ekipet-e-up-se-luajne-sot-per-medalje-ne-kupen-e-botes"

Sporte tjera

Gazeta Express

17/07/2022 13:08

Ekipet e UP-së luajnë sot për medalje në Kupën e Botës

Sporte tjera

Gazeta Express

17/07/2022 13:08

Sot është ditë e fundit e Kupës Botërore Universitare në hendboll.

Ndeshjet për vend të tretë dhe ndeshjet finale luhen në palestrën “1 Tetori”, ndërsa paraqiten edhe dy ekipet e Universitetit të Prishtinës.

Lexo Edhe:

Fillimisht hendbollistet tona prej orës 13:00 luajnë për vend të tretë me universitetin që përfaqëson Çekinë.

Finalja e hendbollisteve luhet prej orës 17:00 në mes të Universitetit të Koresë së Jugut dhe Universitetit të Spanjës.

Te hendbollistët, ndeshja për vend të tretë luhet prej orës 15:00. Takohen Universitetit i Spanjës me Universitetin e Malit të Zi.

Ndërsa finalja e madhe është prej orës 19:00. Takohen hendbollistët tanë të Universitetit të Prishtinës me Universitetin nga Koreja e Jugut.