Skandali i radhës/ Serbia ia ndalon Kosovës pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të Pingpongut - Gazeta Express
string(93) "skandali-i-radhes-serbia-ia-ndalon-kosoves-pjesemarrjen-ne-kampionatin-evropian-te-pingpongut"

Skandali i radhës/ Serbia ia ndalon Kosovës pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të Pingpongut

Sport

Gazeta Express

16/07/2022 10:08

Pingpongistëve të Kosovës iu është mohuar pjesëmarrja në Kampionatin Evropian të Pingpongut U21, që po mbahet në Beograd të Serbisë.

Pavarësisht se Kosova është anëtare me të drejta të plota në ETTU, sërish shteti serb e mohoi pjesëmarrjen e Kosovës si anëtare me të drejta të plota, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Federata e Pingpongut e Kosovës ka njoftuar se Serbia nuk ka lejuar hyrjen e ekipit të të rinjve të Kosovës. Sipas FPPK, ndërhyrja politike në aktivitetet e sportistëve duhet të dënohet.

Federata e Pingpongut u ka bërë thirrje të gjitha strukturave sportive vendore dhe ndërkombëtare që të marrin masa konkrete për zbatimin e të drejtës themelore të sportistëve tanë për pjesëmarrje në të gjitha garat.

“Pavarësisht se  është anëtare me të drejta të plota në ETTU, sërish Serbia e mohoi pjesëmarrjen tonë si anëtare e barabartë në Kampionatin Evropian të të rinjve 22’ që po mbahet në Serbi, duke mos lejuar që të rinjtë tanë të jenë pjesë e lojërave të pingpongut. Ndërhyrja politike në aktivitetet e sportistëve duhet të dënohet. U bëjmë thirrje të gjitha strukturave sportive vendore dhe ndërkombëtare që të ndërmarrin masa konkrete për zbatimin e të drejtës themelore të sportistëve tanë për pjesëmarrje në të gjitha garat”, thuhet në faqen zyrtare të FPPK-së. /Gazeta Express/

Despite the fact that ?? is a full member of the ETTU, yet again Serbia denied our participation as an equal member at…

Posted by Federata e PingPongut e Kosovës on Friday, 15 July 2022