Grand Prix i Zagrebit: Flaka Loxha kalon me sukses në raundin e tretë - Gazeta Express
string(68) "grand-prix-i-zagrebit-flaka-loxha-kalon-me-sukses-ne-raundin-e-trete"

Sporte tjera

Gazeta Express

15/07/2022 12:51

Grand Prix i Zagrebit: Flaka Loxha kalon me sukses në raundin e tretë

Sporte tjera

Gazeta Express

15/07/2022 12:51

Flaka Loxha ka arritur që me sukses të kalojë në rrethin e tretë në kategorinë deri në 57 kilogramë në Grand Prix e xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë

Xhudistja kosovare mposhti në raundin e dytë xhudisten nga Kazakistani, Bakyt Kussakbayeva me IPPON, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në raundin e tretë, Loxha do të përballet me xhudisten nga Mongolia, Ichinkhorloo Munkhtsedev.

Në raundin e parë, Loxha kaloi pa luftë. Kujtojmë se sot po garon edhe Distria Krasniqi, e cila është kualifikuar në çerekfinale. /Gazeta Express/