Prishtina dhe Trepça i mësojnë emrat e kundërshtarëve në FIBA Europe Cup - Gazeta Express
string(72) "prishtina-dhe-trepca-i-mesojne-emrat-e-kundershtareve-ne-fiba-europe-cup"

Prishtina dhe Trepça i mësojnë emrat e kundërshtarëve në FIBA Europe Cup

Basketboll

Gazeta Express

14/07/2022 12:08

Sigal Prishtina dhe Trepça i kanë mësuar sot emrat e kundërshtarëve të tyre në FIBA Europe Cup pas shortit të hedhur në Munich të Gjermanisë.

Dy skuadrat kosovare do të marrin pjesë në fazën kualifikuese të kësaj gare.

Lexo Edhe:

Prishtinasit do të përballen me fituesin e duelit Kalev Cramos nga Estonia dhe Cedevita Junior nga Kroacia, shkruan “Gazeta Express”.

Bardhekaltrit do të jenë pjesë e gjysmëfinales kualifikuese të kësaj gare.

Kurse, mitrovicasit do të jenë pjesë e çerekfinales kualifikuese dhe do të kenë punë me klubin gjerman, BG Gottingen.

Skuadrat kosovare u rikthyen në garat evropiane pas mungesës prej dy vjetësh, ndërsa do të mundohen të tregohen të suksesshme në FIBA Europe Cup. /Gazeta Express/