Rey Manaj sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në Angli.
Barcelona ka arritur marrëveshje me Watfordin për huazimin e sulmuesit shqiptar për një vit.
Përfaqësuesi shqiptar është pjesë e gjigantit katalunas, ndërsa sezonin e fundit e kaloi në Spezia, shkruan “Gazeta Express”.
Por, klubi i Serie A nuk e shfrytëzoi mundësinë e blerjes së kartonit të tij prej 2,7 milionë eurosh.
Manaj i kishte zhvilluar 30 ndeshje me Spezian, por pjesa më e madhe prej tyre ishin nga bankina.
Ai i realizoi 5 gola, të cilat ishin të pamjaftueshme që ta bind ekipin italian që ta mbajë atë më gjatë.
E tash, ai do ta vazhdojë me gjasë karrierën në Championshipin anglez.
Për këtë siguron mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.
Manaj madje po qëndron në Angli për ta kompletuar transferimin në Watford, ku pritet të luajë në sezonin 2022/23.
Manaj më pas do ta mbyllë kontratën me Barçën dhe mund ta nënshkruajë një të re me Watfordin, por “Blaugrana” do ta marrin përqindjen e të drejtave të tij për një shitje të mundshme në të ardhmen. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...