Boris Johnson pritet të japë dorëheqje, zhvillimet më të fundit në Britaninë e Madhe - Gazeta Express
string(83) "boris-johnson-pritet-te-jape-doreheqje-zhvillimet-me-te-fundit-ne-britanine-e-madhe"

Boris Johnson pritet të japë dorëheqje, zhvillimet më të fundit në Britaninë e Madhe

Lajme

Gazeta Express

07/07/2022 12:56

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është pajtuar të dorëhiqet, sipas një raportimi të BBC-së. Sot pritet të dalë me një adresim publik. Dorëheqjet në kabinet dhe thirrjet nga njerëzit e tij për t’u larguar, janë shtuar. Më poshtë gjeni përmbledhje të zhvillimeve të sotme në Britaninë e Madhe.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Mëngjesin e sotëm, Boris Johnson i është dorëzuar presionit, dhe, sipas raportimeve të mediave britanike, ai ka pranuar të japë dorëheqje nga udhëheqja e Partisë Konservatore, por do që të qëndrojë kryeministër deri në vjeshtë, kur të zgjidhet lideri i ri i partisë.

Johnson, sipas njoftimit të zyrës së tij, pritet të deklarohet publikisht sot.

The Guardian ka shkruar se pritet të bëhet një debat i fortë në Partinë Konservatore se a do të ishte me vend për Johnsonin që të qëndrojë në zyrë deri në vjeshtë

Pretedentët për t’ia zënë vendin Johnsonit, kanë nisur të dalin haptas.

Steve Baker, ish-ministër i Brexit-it, i ka thënë BBC-së se po e mendon seriozisht për të garuar për udhëheqjen e konservatorëve.

“Njerëzit do ta dinë që në shtatë nga 12 vitet e fundit sa kam qenë në Parlament, kam treguar lidership dhe organizim gjatë krizave vërtetë të mëdha, si Brexit ose Covid.. Kështu që, sigurisht se kam marrë plot thirrje dhe kam pasur takime me përkrahës potencialë” , ka thënë ai.

Dorëheqjet masive nga kabineti, që e vunë Johnsonin me shpatulla pas muri

Ben Wallace, Sekretar i Mbrojtjes, tani publikisht largimin e Boris Johnsonit.

Deri në orën nëntë të mëngjesit të se enjtes, janë 27 dorëheqje nga qeverisja britanike. Pesë prej tyre janë në nivel të kabinetit, ndërsa 22 të tjera në nivele më të ulëta. Plus, një ministër është shkarkuar, duke e çuar numrin e të larguarve në 28.

Ka pasur edhe dorëheqje të tjera, por ato janë më pak të rëndësishme, pasi që Qeveria mund të funksionojë pa to, por jo pa ministra, shkruan the Guardian.

Të martën kanë dhënë dorëheqje disa prej figurave të rëndësishme të Qeverisë si kancelari Rishi Sunak, Sekretari për Shëndetësi, Sajid Javid. Të mërkurën dha dorëheqje Sekretar i Uellsit, Simon Hart.

Dorëheqjen sot e ka ofruar edhe Brandon Leëis, Sekretar i Irlandës Veriore dhe Sekretarja për Arsim, Michelle Donelan.

Donelan u emëruar Sekretare për Arsim në martën mbrëmë, për ta zëvendësuar Nadhim Zahaëin. Ajo vendosi të largohej pas më pak se 48 orëve prej emërimit.

Dorëheqjet në kabinetin e Johnsonit kanë shkuar zinxhir.

Nadhim Zahaëi, që ishte Sekretar për Arsim, është graduar si kancelar, të martën mbrëma.

Ai ka dhënë dorëheqje menjëherë duke dalë me një letër publike ku e lut Johnsonin që të largohet.

Zahawi thotë se askush s’do të harrojë arritjet e Qeverisë për Brexitin, menaxhimin e situatës pandemike dhe ndihmën e madhe për Ukrainën. Por, sipas tij, nuk mjafton vetëm një Qeveri stabile, por duhet një që vepron me integritet. /Express/