Mërgimtarët nga Belgjika blejnë 40 karroca për personat në nevojë - Gazeta Express
string(65) "mergimtaret-nga-belgjika-blejne-40-karroca-per-personat-ne-nevoje"

Lajme

Gazeta Express

07/07/2022 12:01

Mërgimtarët nga Belgjika blejnë 40 karroca për personat në nevojë

Lajme

Gazeta Express

07/07/2022 12:01

Gjatë të mërkurës së 6 korrikut, drejtoria për shëndetësi në Mitrovicë ka pranuar një donacion nga shoqata “Nëna Terezë” me seli në Namur të Belgjikës,

Kjo falë iniciativës së dy mërgimtarëve Haki Latifi dhe Basrush Brahimi.

Lexo Edhe:

Gjatë një interviste për emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”, Latifi dhe Brahimi thanë se ky donacion përmban rreth 40 karroca për persona në nevojë, që kanë vlerën e rreth 25 mijë euro.

“Së bashku me shokët tanë atje i kemi mbledh paratë, që t’i blejmë 40 karroca për personat në nevojë, madje e kemi siguru edhe një ashensor”, thanë bashkëatdhetarët në T7.

Ata ndër të tjera shtuan se kanë pas shumë vështirësi që t’i sjellin në Kosovë.

“Kemi pas shumë vështirësi, madje në Serbi na kanë shti me pagu 260 euro veç pse e kemi shkel territorin e Serbisë për ta sjell këtë donacion në Kosovë”, shtuan mërgimtarët.

Për ta shikuar të plotë intervistën e realizuar Vjosa Haxhiaj, klikoni në video. /GazetaExpress/.