Policia ka njoftuar se ka arrestuar personin i cili është parë me armë zjarri në sheshin Skënderbeu, për të cilin lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, kishte thënë se ai, “është personi i cili është dashur ta vrasë atë”.
MPB kanë thënë se për momentin nuk kanë informacione shtesë për rastin. Ndryshe sipas informacioneve personi që shihet me armë zjarri është Isuf Koka, i cili është pronar i dy dyqaneve në sheshin Skënderbeu.
Protestat e sontme kanë qenë të dhunshme, njejtë si netët tjera. /Telegrafi/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...