Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në garën për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe në Formula 1.
Zhou Guanyu mori një goditje nga George Russell, ku pastaj u përplas edhe në rrethojat afër publikut – transmeton Gazeta Express.
I hope Zhou is okay after that crash it was worse than it looked #BritishGP pic.twitter.com/RI0Z1WQ7AU
— Tanya ??♀️ (@Taaaanxo) July 3, 2022
Vetura Alfa Romeo e pilotit kinez doli krejtësisht jashtë kontrollit.
Pajisja “Halo” besohet se edhe në këtë rast ishte shpëtimtarja e ngasësve.
Fatmirësisht gjendja shëndetësore e Guanyut është jashtë rrezikut për jetë. /Gazeta Express/