Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, fiton medaljen e artë për dy minuta - Gazeta Express
string(70) "distria-krasniqi-e-jashtezakonshme-fiton-medaljen-e-arte-per-dy-minuta"

Sporte tjera

Gazeta Express

29/06/2022 18:09

Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, fiton medaljen e artë për dy minuta

Sporte tjera

Gazeta Express

29/06/2022 18:09

Distria Krasniqi po vazhdon me sukseset e saja të jashtëzakonshme.

Ajo ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 42 kilogramë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, shkruan Gazeta Express.

Krasniqi triumfoi me IPPON ndaj xhudistes kroate, Ana Viktorija Puljiz brenda dy minutave.

Xhudistja kosovare në gjysmëfinale e mposhti spanjollen Ana Perez Box.

Krasniqi e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë, respektivisht në çerekfinale me Ippon e eliminoi xhudisten nga Qiproja, Sofia Asvesta.

Në garë për medaljen e bronztë është Flaka Loxha, e cila do të garojë pas pak. /Gazeta Express/