Dyshimet se parashutistë serbë u hodhën afër kufirit me Kosovën - policia del me njoftim - Gazeta Express
string(86) "dyshimet-se-parashutiste-serbe-u-hodhen-afer-kufirit-me-kosoven-policia-del-me-njoftim"

Dyshimet se parashutistë serbë u hodhën afër kufirit me Kosovën – policia del me njoftim

Lajme

Gazeta Express

29/06/2022 16:55

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express se nuk ka hasur në parashutistët nga Serbia për të cilët pretendohet se kanë hyrë në Kosovë, konkretisht në rajonin e Podujevës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprimet policore, drejt informimit dhe bashkëpunimit me KFOR-in.

Lexo Edhe:

“Policia e Kosovës  ka pranuar një informacion lidhur me dyshimet se disa parashutusitë nga Serbia dyshohet se janë lëshuar në zonën kufitare të Kosovës, konkretisht në rajonin e komunës së Podujevës. Policia e Kosovës me njësitet e saja në terren, menjëherë ka patrulluar në atë zonë, e po ashtu e ka kontaktuar edhe personin i cili ka dhënë informatat fillestare.Lidhur me këto informacione Policia e Kosovës nuk ka hasur në parashutistë, përderisa është duke ndërmarrë veprimet e saja policore, drejt informimit dhe bashkëpunimit me KFOR-in”, tha Kelani për Express.