Flaka Loxha është një fitore larg medaljes së bronztë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Xhudistja kosovare mundi me ippon spanjollen, Maria Ruiz, në raundin e parë të repasazhit, kategoria -57 kg.
Asaj tani i nevojitet vetëm edhe një fitore, për t’u stolisur me medalje të bronztë në këtë garë.
Kujtojmë se Kosova tashme e ka siguruar një medalje, me Distria Krasniqin, e cila është kualifikuar në finale. /Gazeta Expres/
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...