Katër sportistë kosovarë synojnë të jenë të suksesshëm sot në Lojërat Mesdhetare - Gazeta Express
string(80) "kater-sportiste-kosovare-synojne-te-jene-te-suksesshem-sot-ne-lojerat-mesdhetare"

Sporte tjera

Gazeta Express

28/06/2022 10:00

Katër sportistë kosovarë synojnë të jenë të suksesshëm sot në Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Gazeta Express

28/06/2022 10:00

Kosova do ta vazhdojë edhe sot, në ditën e tretë, eksperiencën në Lojërat Mesdhetare.

Katër sportistë kosovarë do të synojnë suksese në “Oran 2022”.

I pari që do të garojë sot është Rinor Gllareva në badminton, shkruan “Gazeta Express”.

Më pas do të jetë radha e pingpongut, ku do të sfidohen garuesit Fatih Karabaxhak dhe Kreshnik Mahmuti.

Kurse, eksperiencën e Kosovës sot në Lojërat Mesdhetare do ta mbyllë tenistja Vesa Gjinaj.

Kosova synon të fitojë medalje në këtë garë prestigjioze, e cila po mbahet në Algjeri.

Garuesit kosovar janë pritur si heronj në këtë vend. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement