Me kë është Kurti, Amerikën apo Gjermaninë, çfarë thotë ai? - Gazeta Express
string(56) "me-ke-eshte-kurti-ameriken-apo-gjermanine-cfare-thote-ai"

Me kë është Kurti, Amerikën apo Gjermaninë, çfarë thotë ai?

Lajme

Gazeta Express

27/06/2022 21:31

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën se investon në atë që kanë të përbashkët Berlini dhe Uashingtoni.

Kjo ishte përgjigja e tij kur u pyet se kë do ta zgjedhte në mes Uashingtonit apo Berlinit.

Lexo Edhe:

“Edhe Gabriel Escobar ka thënë se Ballkani i Hapur duhet të përbëhet nga gjashtë shtete”, ka thënë Kurti në “Syri TV”.

Ai është shprehur i vetëdijshëm për divergjencat gjeopolitike që kanë SHBA-ja me Gjermaninë.

Kurti e ka vlerësuar rolin e të dy shteteve; SHBA-ve dhe Gjermanisë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë vizitës në Ballkanin Perëndimor së pari e ka vizituar Prishtinën për t’u takuar me Kurtin. /Express