Këto shenja tregojnë se erdhi koha ta lini punën që jeni - Gazeta Express
string(56) "keto-shenja-tregojne-se-erdhi-koha-ta-lini-punen-qe-jeni"

Fun

Gazeta Express

14/06/2022 21:44

Këto shenja tregojnë se erdhi koha ta lini punën që jeni

Fun

Gazeta Express

14/06/2022 21:44

” Nëse bën atë që dashuron,nuk do të punosh asnjë ditë ” thotë një shprehje, por ja që nuk e kemi të gjithë luksin të punojmë ku duam, me rrogën që duam dhe kolegët që duam.

Jeta ecën shpejt dhe pa të ardhura e gjen veten mes katër rrugëve,ndaj ne punojmë edhe punë që nuk i duam aspak ose na krijojnë shumë stres.

Gjithçka e ka një limit ama,prandaj nëse po kaloni nëpër këto shenja,jepni dorëheqjen menjëherë!

1-Ke frikë të shkosh në punë

Zgjimi çdo mëngjes me këtë ndjenjë ndikon në shëndetin tënd të përgjithshëm, shëndetin mendor dhe jetën tënde në përgjithësi.

2-Të ngarkuar dhe të nënpaguar

Të gjithë kemi ngarkesa herë pas here në punë por kur kjo po bëhet rutinë dhe punëdhënësi juaj nuk ka absolutisht asnjë konsideratë në lidhje me jetën dhe shëndetin tuaj ,ikni.

3-Nuk ndjeni vlerësim

Kur gjithçka që dëgjoni është reagim negativ, ju nuk mund të qëndroni të motivuar ose të ndiheni të vlerësuar dhe kjo do të thotë se ndoshta është koha të lini punën tuaj.

4-Nuk po rriteni profesionalisht

Nëse herë pas here, sa herë që kompania juaj ka një vend pune për një pozicion më të mirë, ata sjellin dikë nga jashtë, është koha të kërkoni një punë tjetër ku përvoja dhe aftësitë tuaja do të vlerësohen dhe ju do të vlerësoheni më shumë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement