Nunez ka kryer pjesën e parë të testeve mjekësore te Liverpooli - Gazeta Express
string(63) "nunez-ka-kryer-pjesen-e-pare-te-testeve-mjekesore-te-liverpooli"

Sport

Gazeta Express

13/06/2022 22:02

Nunez ka kryer pjesën e parë të testeve mjekësore te Liverpooli

Sport

Gazeta Express

13/06/2022 22:02

Darwin Nunez është gjithnjë e më afër kalimit te Liverpooli.

Sulmuesi nga Uruguai raportohet se ka arritur marrëveshje personale me “Të Kuqtë”, por ende nuk ka asgjë zyrtare – transmeton Gazeta Express.

“Liverpool Echo” ka raportuar këtë të hënë se Nunez e ka kryer sot pjesën e parë të testeve mjekësore te klubi i Liverpoolit.

Kurse, pjesa tjetër dhe kryesore e testeve mjekësore thuhet se do të zhvillohet të martën.

22-vjeçari thuhet se me Liverpoolin ka rënë dakord për një kontratë pesë-vjeçare.

Transferimi i Nunezit nga Benfica, Liverpoolit mendohet se do t’i kushtojë në total 100 milionë euro. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement