Tifozët grekë tentojnë kalimin e rrethojave pranë tribunëse ku janë të vendosur “Dardanët” - Gazeta Express
string(88) "tifozet-greke-tentojne-kalimin-e-rrethojave-prane-tribunese-ku-jane-te-vendosur-dardanet"

Sport

Gazeta Express

12/06/2022 21:33

Tifozët grekë tentojnë kalimin e rrethojave pranë tribunëse ku janë të vendosur “Dardanët”

Sport

Gazeta Express

12/06/2022 21:33

Kombëtarja e Kosovës është duke e zhvilluar sonte ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Në stadiumin “Panthessaliko”, Kosova është duke u përballur me Greqinë. Ndeshja ka filluar në ora 20:45.

Megjithatë, në Volos nuk ka aspak atmosferë miqësore ose sportive, shkruan Gazeta Express.

Përveç se e fishkëllyen himnin e shtetit të Kosovës dhe provokuan me vendosjen e flamurit serb, tifozët grekë nuk po i lënë rehat as futbollistët e Kosovës.

Nga fillimi i ndeshjes, grekët po i drejtojnë laserët te futbollistët “Dardanë”. Kjo padyshim se i pengon futbollistët e Kosovës, pasi i dekoncentron ata.

“Demokracia” së fundi ka raportuar se disa tifozë grekë më shumë rëndësi po u japin atyre kosovarë duke i provokuar ata sesa lojës në fushë.

Sipas mediumit në fjalë, disa tifozë grekë tani ia kanë mësyer kalimit të rrethojave të stadiumit në afërsi të tribunës së “Dardanëve”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement