Gjiganti anglez e dëshiron Asension, nis bisedimet me agjentin e tij - Gazeta Express
string(67) "gjiganti-anglez-e-deshiron-asension-nis-bisedimet-me-agjentin-e-tij"

Sport

Gazeta Express

12/06/2022 18:54

Gjiganti anglez e dëshiron Asension, nis bisedimet me agjentin e tij

Sport

Gazeta Express

12/06/2022 18:54

Manchester United raportohet se po zhvillon bisedimet me Jorge Mendesin rreth mundësisë për të nënshkruar me klientin e tij, Marco Asension.

26-vjeçari do të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të verës, pasi që nuk është më në planet e klubit spanjoll, transmeton Gazeta Express.

Sipas “ABC”, zyrtarët e Manchester Unitedit janë aktualisht në bisedime me Mendesin për të diskutuar rreth mundësisë që spanjolli të transferohet në “Old Trafford”.

Tutje, mediumi spanjoll ka shkruar se trajneri i ri i “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag, dëshiron që klubi i tij të shtojë një sulmues krahu në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Në anën tjetër, Real Madridi mendohet se do të pranonte një ofertë prej 50 milionë eurove për shitjen e Asensios.

Kontrata e reprezentuesit spanjoll me “Los Blancos” skadon zyrtarisht më 30 qershor 2023. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement