Fansat e Johnny Depp në Fairfax pasi ai fitoi gjyqin kundër aktores Heard - Gazeta Express
string(73) "fansat-e-johnny-depp-ne-fairfax-pasi-ai-fitoi-gjyqin-kunder-aktores-heard"

Yjet

Gazeta Express

01/06/2022 23:33

Fansat e Johnny Depp në Fairfax pasi ai fitoi gjyqin kundër aktores Heard

Yjet

Gazeta Express

01/06/2022 23:33

Fansat jashtë Gjykatës së Qarkut të Fairfax kanë pritur jashtë verdiktin Depp vs Heard të mërkurën

Juria e shpërbleu Johnny Depp për më shumë se 10 milionë dollarë në padinë e tij kundër ish gruas Amber Heard, duke justifikuar me drejtësi qëndrimin e tij se Heard kishte fabrikuar akuza kur ajo kishte thënë se ajo ishte abuzuar nga Depp.

Gjykata vërtetoi se edhe kundër Heard ishte shpifur, atëherë kur një avokat i saj e kishte akuzuar atë se me qëllim kishte rrapëlluar apartamentin e tyre në mënyrë që ai të duket keq për policinë. Gjykata e shpërbleu atë me dy milionë dollarë për këtë dëm.

Verdikti ju dha fund këto ditë dhe ai u bë publik në televizion kurse nga gjykimi Depp shpreson që ta riparojë reputacionin e tij, që u kthye në spektakël pas një martese me probleme.

Gjatë gjithë gjyqit, fansat – shumica dërmuese ishin në anën e Depp – rreshtoheshin natë për natë në ulëse të gjykatës. Spektatorët të cilët nuk kishin vend mblidheshin në rrugë për të brohoritur Depp e ndonjëherë edhe Heard.

Megjithatë, një peticion është bërë kundër Heard e ku aty bëhet thirrje që ajo të përjashtohet nga filmi Aquamen 2, i cili peticion është nënshkruar nga miliona fansa. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement