Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i hiqen tre gurë të mëdhenj nga sistemi urinar - Gazeta Express
string(102) "operacion-i-rralle-ne-spitalin-e-mitrovices-54-vjecarit-i-hiqen-tre-gure-te-medhenj-nga-sistemi-urinar"

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 9:18

Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i hiqen tre gurë të mëdhenj nga sistemi urinar

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 9:18

Një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale është realizuar me sukses në Repartin e Urologjisë në Spitalin e Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, gjatë së cilës një pacienti i janë larguar disa gurë të mëdhenj nga sistemi urinar.

Sipas njoftimit në Facebook, pacienti 54-vjeçar, me inicialet B.S., i është nënshtruar operacionit ku janë hequr tre gurë me përmasa të konsiderueshme, një gur në fshikëzën urinare me madhësi rreth 7.5 centimetra, një gur në ureter me madhësi rreth 4 centimetra, si dhe një gur në veshkë me madhësi nga 1.5 deri në 2 centimetra.

 “Ndërhyrja është realizuar nga ekipi i urologëve, Dr. Skender Hoxha, Dr. Armir Sejdiu dhe Dr. Fatmir Idrizi, me mbështetjen e ekipit të anesteziologjisë të udhëhequr nga Dr. Veton Pllana. Pjesë e ekipit kanë qenë edhe instrumentaret Shpresa Ademi dhe Diellza Halili-Ferati, si dhe teknikët e anestezionit Musa Kurti dhe Besarta Mehmeti. ​Pas trajtimit dhe qëndrimit në repart, pacienti është liruar në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e spitalit të Mitrovicës

Advertisement
Advertisement
Advertisement