Ronela po vuan nga “depresioni” shkaku i Eurosong - Gazeta Express
string(47) "ronela-po-vuan-nga-depresioni-shkaku-i-eurosong"

Ronela po vuan nga “depresioni” shkaku i Eurosong

Muzike

Gazeta Express

31/05/2022 21:23

Ronela Hajati është përballur me kritika pasi nuk u kualifikua në finalen e Eurovision 2022. Pavarësisht asaj që ka kaluar gjatë këtyre ditëve, Ronela vijon e pa shqetësuar.

Këngëtarja po punon për të sjellë projekte të reja muzikore. Nga studioja muzikore, Ronela ka realizuar një video funny.

Lexo Edhe:

Artistja ka publikuar videon në TikTok, teksa këndon: “Në Malpensa ti më pret, por s’më prite do vijë vet. Me metro ose taksi. Se dhe shtëpinë unë ty ta di. Dalim në Duomo pa shoqëri, se mjaftojmë unë edhe ti. Karbonara me sallam. Por edhe picën do ta hamë. Hajde amore se le nam bëjë një herë një gjë tamam.”

@ronelahajatiofficiall

Post Eurovision depression ??? mos e merrni seriozisht ju lutem ?

♬ original sound – Ronela Hajati

“Depresioni pas Eurovision, mos e merrni seriozisht ju lutem!”, ka shkruar Ronela krahas videos. Ndërkohë, kujtojmë që Ronela e ka përshkruar Eurovisionin si eksperiencën më të bukur të jetës së saj.

“Kam takuar njerëz të mrekullueshëm, artistë që i dua shumë!”, tha Hajati.