Finalja e Conference League, pjesëtarët e Policisë së Kosovës shkojnë në Tiranë - Gazeta Express
string(78) "finalja-e-conference-league-pjesetaret-e-policise-se-kosoves-shkojne-ne-tirane"

Finalja e Conference League, pjesëtarët e Policisë së Kosovës shkojnë në Tiranë

Lajme

Gazeta Express

25/05/2022 13:29

Për sigurinë gjatë finales Conference League me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Air Albania” mes ekipit italian, AS Roma dhe atij holandez Feyenoord, do të kujdeset edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, konfirmoi për Express se për këtë ndeshje policia do t’i dërgojë disa zyrtarë policor atje.

Lexo Edhe:

“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë”, tha Kelani për Gazetën Express.