Vedat Muriqi e ndihmoi Mallorcan të mbetet në ligë.
Sulmuesi kosovar dha kontribut të madh për ekipin spanjoll që kur u huazua nga Lazio në muajin janar.
28 vjeçari i realizoi pesë gola, ndërsa kontribuoi me një asistim në fitoren 2:0 ndaj Osasunas në fundjavë, që ishte edhe vendimtar për ta siguruar qëndrimin në La Liga.
Përfaqësuesi kosovar është bërë një lojtar mjaft i dashur nga tifozët, shkruan “Gazeta Express”.
Ai e ka festuar së bashku me ta mbetjen në ligën elitare spanjolle.
Dhe, tifozët e kishin një kërkesë për ish-futbollistin e Fenerbahçes: “Muriqi qëndro”, kanë kënduar tifozët, siç mund ta shihni duke klikuar KETU
Mallorca javë më parë kishte vendosur të mos e blinte kartonin e Muriqit, i cili vlerësohet 12-13 milionë euro nga Lazio.
Por, tifozët duan ta kenë në ekip sa më gjatë të jetë e mundur “Piratin”, i cili ua ka rrëmbyer zemrat me kontributin që e dha për këta muaj.
Mbetet të shihet nëse do të ndryshojë qëndrimi i Mallorcas gjatë kësaj vere… /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...