Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishtja apo siç njihet me emrin e tij artistik si DJ Dagz kanë qenë të pandarë që kur kanë dalë nga “Big Brother VIP”.
Për këtë arsye mungesa e moderatores në ditëlindjen e babait të DJ ngriti dyshime te një pjesë e publikut.
Nisur kjo edhe nga fakti se kur mamaja e Dagz festoi ditëlindjen pak ditë më parë e pranishme ishte edhe Einxhel. Motra e Dagzit, Aurora Gumnishta postoi në rrjetet sociale një foto ku uroi të ëmën e saj dhe video nga ambient i lokalit. Pjesë e tyre ishte dhe moderatorja.
Mirëpo, pavarësisht se lidhja e Einxhel dhe Dagz po shkon më së miri, kjo nuk do të thotë se ata do jenë bashkë në çdo rast.
Dagz postoi dje në rrjetet sociale foto nga festa e ditëlindjes së babait por mori vëmendje mungesa e moderatores.
Por, megjithatë ajo ka komentuar në postimin e Dagz duke shkruar: “Ju dua” e duke i dhënë fund çdo keqkuptimi që mund të krijohej.