Fillon ndeshja e Bad News Eagles, këtu mund ta ndiqni live - Gazeta Express
string(57) "fillon-ndeshja-e-bad-news-eagles-ketu-mund-ta-ndiqni-live"

Fillon ndeshja e Bad News Eagles, këtu mund ta ndiqni live

Sporte tjera

Gazeta Express

14/05/2022 11:57

Ka filluar ndeshja e Bad News Eagles ndaj Copenhagen Flames në kuadër të “Legends Stage” në turneun më të madh të CS:GO në botë.

Ekipi kosovar, Bad News Eagles do të nisin sot garimin në “Legends Stage” në PGL Antwerp Major 2022.

Lexo Edhe:

BNE arriti kualifikimin në fazën “Legends Stage” para dy ditëve, pas tri fitoreve dhe dy humbjeve, shkruan Gazeta Express.

Sot, ata do të nisin garimin në fazën tjetër, ku garojnë 16 ekipet më të mira të botës.

Edhe në këtë fazë, një ekipi për t’u kualifikuar i duhen tri fitore nga pesë ndeshje dhe më pas kalojnë në “Champions Stage” aty ku bëhet eliminimi direkt.

Ndeshjen live mund ta ndiqni me komentin shqip nga streameri “xhocii” duke klikuar këtu.

 /Gazeta Express/