Fitorja e Bivolit ndaj Alvarez ia fitoi Floyd Mayweatherit mbi 40 mijë euro në bastore - Gazeta Express
string(86) "fitorja-e-bivolit-ndaj-alvarez-ia-fitoi-floyd-mayweatherit-mbi-40-mije-euro-ne-bastore"

Boks

Gazeta Express

08/05/2022 14:43

Fitorja e Bivolit ndaj Alvarez ia fitoi Floyd Mayweatherit mbi 40 mijë euro në bastore

Boks

Gazeta Express

08/05/2022 14:43

Fitorja shokuese e Dmitry Bivolit ndaj Canelo Alvarez i dha Floyd Mayweather shumë para të shtunën mbrëma, pasi amerikani kishte vënë bast që Bivol të fitonte meçin.

Mayweather vendosi bast prej 10,000 dollarësh dhe fitoi 42,500 dollarë falë probabilitetit 17/4, ose +450.

Më pas, amerikani ndau në Instagram një foto të fletëve të basteve të tij, duke u mburrur me krenari se parashikoi fitoren e rusit dhe duke shkruar “easy pick up” si mbishkrim.

Fitorja e Bivolit në Las Vegas do të thotë se ai ka ruajtur titullin e tij WBA në peshën e lehtë, si dhe rekordin e tij të pamposhtur.

Ai u shpall fitues pasi të tre gjyqtarët kishin rezultate 115-113 në favor të tij. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement