Tjetër incident për Tysonin, fansja ia prek hundën e ai iu kthye për t’u konfrontuar me të - Gazeta Express
string(88) "tjeter-incident-per-tysonin-fansja-ia-prek-hunden-e-ai-iu-kthye-per-tu-konfrontuar-me-te"

Sporte tjera

Gazeta Express

03/05/2022 15:41

Tjetër incident për Tysonin, fansja ia prek hundën e ai iu kthye për t’u konfrontuar me të

Sporte tjera

Gazeta Express

03/05/2022 15:41

Mike Tyson është në qendër të vëmendjes kohëve të fundit.

Lexo Edhe:

Fundjavën që shkoi, ai e pati një takim “të nxehtë” me fansat në Las vegas, vetëm disa ditë pasi u filmua duke e goditur një tifoz tepër të emocionuar në një udhëtim me JetBlue.

Tyson, i cili në Vegas kishte shkuar për ta parë meçin ndërmjet Shakur Stevenson ndaj Oscar Valdez në MGM Grand Garden Arena, po bënte fotoghrafi me fansa kur një femër e preku në fytyrë me gishtin e saj, shkruan “Gazeta Express”.

Tyson nuk e priti mirë prekjen e hundës nga thonjtë rozë të tifozes dhe u rikthye për t’u konfrontuar me të, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU

Sigurimi i tij ndërhyri menjëherë dhe e largoi fansen para se të eskalonte situata, ndërsa sigurimi e largoi më pas edhe legjendën e boksit.

Tyson ka qenë i angazhuar me regjistrimin e “podcastit” të tij “Hotboxin”, ndërsa sherri i parë i këtij muaji i ndodhi më 21 prill.

Përfaqësuesit e tij pretenduan se Tysonin e provokoi tifozi duke ia hedhur një shishe me ujë. /Gazeta Express/