Distria Krasniqi ka arritur që të kualifikohet në çerekfinalen e Kampionatit Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Ajo në raundin e dytë triumfoi me IPPON ndaj xhudistes nga Bullgaria, Gabriela Dimitrova, shkruan Gazeta Express.
Xhudistja kosovare e nisi mirë duelin duke e fituar menjëherë një waza-ari, për ta përmbyllur më pas ndeshjen rreth dy minuta para fundit.
Në çerekfinale ajo do të ketë punë tejet të vështirë ku do të përballet me Amandine Buchard, e cila e fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...