Kuka dhe Kelmendi nderohen me çmimin "Ditët e Shqipes" për kontributin e dhënë për shtetin e Kosovës - Gazeta Express
string(98) "kuka-dhe-kelmendi-nderohen-me-cmimin-ditet-e-shqipes-per-kontributin-e-dhene-per-shtetin-e-kosoves"

Sporte tjera

Gazeta Express

19/04/2022 14:14

Kuka dhe Kelmendi nderohen me çmimin “Ditët e Shqipes” për kontributin e dhënë për shtetin e Kosovës

Sporte tjera

Gazeta Express

19/04/2022 14:14

Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi janë nderuar me një tjetër çmim.

Trajneri dhe sportistja më e mirë në histori të Kosovës janë shpërblyer sot me çmimin “Ditët e Shqipes”.

Ky nder iu bë atyre në ditën e veteranëve të betejës së Koshares, ku u vlerësua lartë sakrifica e madhe e dëshmorëve në betejën e Koshares.

Organizimi u bë nën patronatin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ish-brigadës 138 “Agim Ramadani”, shkruan “Gazeta Express”.

Kuka dhe Kelmendi u vlerësuan lartë për punën dhe përkushtimin e madh në sport, i cili i solli rezultate kulminante Kosovës

Atyre, çmimin ua ndau Rrustem Berisha, ish-komandant i kësaj brigade.

Me këtë rast, Kuka u shpreh i nderuar me çmimin e marrë.

Trajneri pejan shtoi se ai dhe garuesit e tjerë po e ndjekin rrugën e luftëtarëve.

Ndërsa, Majlinda Kelmendi tha se ndihet krenare që e ka ngritur lart flamurin shtetëror të Kosovës.

Ajo ndihet me fat dhe e nderuar që e pati mundësinë t’ia tregojë botës vlerat që i ka vendi i saj.

Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi ia kanë sjell Kosovës sukseset më të mëdha në sport, duke fituar medalje të artë olimpike. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement