Prezantuesja Marina Vjollca ka zgjedhur që për festën e Pashkëve të ndajë një foto bashkë me vajzën e saj, Marget
Në shtëpinë e reperit Getoar Selimi dje ishte festë.
Marina Vjollca ka treguar atmosferë nga festa e Pashkëve, e ku ajo është shfaqur e lumtur bashkë me vajzën e saj Marget.
“Pashkët më të bukura”, ka shkruar Marina, teksa ka uruar besimtarët katolikë për festën e tyre.
Megjithatë, në këtë fotografi të bukur dhe simpatike, ka munguar Geti, reperi kosovar që është i martuar me Marinën.
Ndryshe, video e fundit e tyre së bashku është para shtatë jave. /GazetaExpress/