Sportistët zakonisht janë dhe duhet të jenë të fokusuar tek arena në të cilën gjenden, pa marrë parasysh se cilit sport i përkasin.
Ata mësohen që të mos bien pre e provokimeve të tifozëve, të cilët mundohen t’i shpërqendrojnë dhe t’ua dobësojnë performancën.
Por, ky boksier më shumë ishte i interesuar të merrej me atë që po ndodhte jashtë ringut, sesa brenda tij, shkruan “Gazeta Express”.
Derisa ishte duke u grushtuar nga kundërshtari, boksieri në fjalë nuk mendoi se si ta shmangte humbjen, por u fjalos me tifozë.
Këta të fundit po buzëqeshnin nga rrahja që po pësonte ai dhe nga klithmat që i lëshonte.
E ndërkohë, e qeshura e tifozëve i pengoi aq shumë boksierit, sa që i hoqi dhëmbët mbrojtës nga goja dhe i gjuajti ata me to.
Pra, atij më shumë i shkaktuan dhimbje të qeshurat e tifozëve sesa grushtet e kundërshtarit. /Gazeta Express/