“Tregimet që dëgjoj nga gratë e tjera më frikësojnë”. Kështu ka thënë Rihanna për shtatzëninë e saj për të cilën ka thënë se ishte e paplanifikuar dhe ka shtuar se ajo ka frikë se do ta kaplojë depresioni pas lindjes, teksa ka treguar barkun e saj të fryrë për ballinën e revistës së Vogue
Këngëtarja 34 vjeçe doli pa të brendshme me një kostum të tejdukshëm dhe taka për të pozuar për ballinën e Vogue për vitin 2022.
Rihanna po ashtu tregoi se shtatzënia e saj me A$AP Rocky ishte e paplanifikuar, por ka shtuar se “ata nuk bën as planifikime kundër saj”.
Ylli po ashtu ka thënë detale se si ajo është “frikësuar” pasi ka dëgjuar tregime të grave të tjera të cilat zkanë vuajtur nga depresioni pas lindjes dhe ajo është “frikësuar” se mund të “dal jashtë kontrollit emocionalisht” kur do të lind.
Rihanna filloi lidhjen e saj me reperin A$AP Rocky më 2020, edhe pse çifti kanë qenë shokë për disa vite.
Rihanna do të jetë në ballinën e muajit maj të revistës Vogue, revistë që do të jetë në treg që më datën 26 prill. /GazetaExpress/






