Importi i heroinës menaxhohet nga turqit, të cilët e eksportojnë atë në tregun evropian nëpërmjet kanaleve shqiptare”– e nis kështu shkrimin prestigjozia italiane “Il Giorno” e cila ka bërë publike një raport të Drejtorisë Hetimore e Antimafies Italiane lidhur me trafikun e drogës nga shqiptaret.
Sipas këtij raporti, i cili përfshin periudhën e gjashtëmujorit të parë të vitit të kaluar, kokaina është në duart e peruanëve, ndërsa heroina menaxhohet nga turqit dhe shqiptarët. Raporti thekson se importi i heroinës menaxhohet nga turqit, “të cilët e eksportojnë atë në tregun evropian nëpërmjet kanaleve shqiptare”.
Për sa i përket kokainës, “peruanët kanë një pozicion me rëndësi absolute në importimin e drogës. Me kalimin e viteve, ata kanë përsosur një kapacitet të caktuar në transferimin e drogës nga vendet e prodhimit në Lombardi dhe Milano në veçanti”.
“Kriminelët shqiptarë të pranishëm në pjesën më të madhe të territorit kombëtar shfaqin tipologji të ndryshme organizative dhe operacionale. Disa ndërveprojnë brenda grupeve të vogla, duke përfshirë grupet multietnike. Në raste të tjera ato janë konsoliduar në organizata kriminale të strukturuara dhe të qëndrueshme të rrënjosura në zonë dhe që veprojnë në një mënyrë të ngjashme me ato të “mafiave tipike”, thuhet ndër të tjera në raport.
Pjese nga raporti për krimin shqiptar
Një karakteristikë e veçantë e organizatave shqiptare më pas ka të bëjë me “përkatësitë” shpesh të bazuara në lidhjet familjare ose në çdo rast midis subjekteve që vijnë nga i njëjti qytet ose nga e njëjta zonë gjeografike e vendit të origjinës dhe janë themeluar mbi kodet specifike të sjelljes.
Raporti vë në dukej se sektori kryesor me interes për krimin shqiptar është ai i trafikut të drogës, megjithatë nuk ngelen prapa as trafiku i armëve, ai i qenieve njerëzore apo shfrytëzim prostitucioni.
aaaaa