Babai i Florian Markut: Na nderove si gjithmonë o shpirt - Gazeta Express
string(55) "babai-i-florian-markut-na-nderove-si-gjithmone-o-shpirt"

Boks

Gazeta Express

03/04/2022 15:29

Babai i Florian Markut: Na nderove si gjithmonë o shpirt

Boks

Gazeta Express

03/04/2022 15:29

Florian Marku ka mbrojtur titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta. Boksieri shqiptar shënoi fitore mbrëmë ndaj britanikut Chris Jenkins.

Madje, Marku e mbylli këtë ndeshje në raundin e katërt pas një serie të suksesshme të goditjeve.

Pastaj gjyqtari e ndërpreu ndeshjen, me Florian Markun që siguroi kështu fitoren, shkruan Gazeta Express.

Lidhur me këtë fitore ka reaguar edhe babai i Florianit, Sebi Marku.

“Na nderove si gjithmonë o shpirt”, shkroi ai në profilin e tij në Facebook.

Tani, Marku ka shkuar në 11 fitore dhe 1 barazim deri tani në karrierën e tij në boksin profesionist. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement