Florian Marku ka mbrojtur titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta.
Boksieri shqiptar shënoi fitore sonte britanikut Chris Jenkins, shkruan Gazeta Express.
Madje, Marku e mbylli këtë ndeshje në raundin e katërt pas një serie të suksesshme të goditjeve.
Pastaj gjyqtari e ndërpreu ndeshjen, me Florian Markun që siguroi kështu fitoren.
Për 29-vjeçarin ishte kjo fitorja e 11-të nga 12 ndeshje në boksin profesionist, teksa ka edhe një barazim.
Florian Marku edhe sonte kishte përkrahje të madhe nga shqiptarët, të cilët shpërthyen në festë të madhe pas fitores /Gazeta Express/
Florian Marku gets a fourth round stoppage to send the Albanian fans wild. Love to see it #MarshallHermans pic.twitter.com/dwdHrFL34i
— James Copley (@JamesCopley_) April 2, 2022
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...