Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi është shfaqur sonte në disponim të mirë
Aktorja ka postuar dy video në Insta Story të saj. Ajo shfaqet e shumë disponuar dhe dhuron puthje për fansat e saj.
Madje, aq në disponim është aktorja saqë bënë edhe loje me fjalë para kamerës.
“Nuk më pëlqen vetvetja, po e dua veten”, ka thënë Adriana, ndoshta si një përgjigje për ish të dashurin e saj me prejardhje afrikano belge.
Javën e kaluar ishte Keith Groeneveld që kishte konfirmuar ndarjen nga Adriana dhe ishte lutur që ajo ta kalojë sa më lehtë.
Video duket që kjo porosi e ka pasur efektin e vet dhe Adriana duket se ka zgjedhur të relaksohet pas kësaj ndarje. /GazetaExpress/