Nuk u bë shaka veç me Will Smith mbrëmë, Regina Halla përqeshi Kim Kardashian - Gazeta Express
string(76) "nuk-u-be-shaka-vec-me-will-smith-mbreme-regina-halla-perqeshi-kim-kardashian"

Yjet

Gazeta Express

28/03/2022 22:01

Nuk u bë shaka veç me Will Smith mbrëmë, Regina Halla përqeshi Kim Kardashian

Yjet

Gazeta Express

28/03/2022 22:01

Kim Kardashian ka qenë objekt i humorit gjatë ndarjes së çmimeve Oscar mbrëmë, për shkak të fjalisë së saj së “askush nuk dëshiron që të punojë në ditët e sotme teksa aktores në moshë Judi Dench ju tha me humor “së duhet të punojë më shumë” pasi që kështu nuk do të fitojë çmime

Ylli i televizionit (41) ishte kritikuar e tallur edhe në rrjetet sociale për komentet e saj në Variety. Ajo ishte ankuar se “askush nuk dëshiron të punojë sot” dhe ju kishte thënë grave që “ta çojnë b…. e të punojnë”.

Përdoruesit e Twitter i quajtën komentet si “tone të shurdhra të saj” dhe theksuan pasurinë e madhe të saj.

E mbrëmë, Kim Kardashian është bërë objekt humori për prezantuesit Oscar,  konkretisht nga aktoret prezantuese në Oscars, Regina Halla dhe Wanda Sykes ku kanë përdorur fjalën e famshme të Kim Kardashian “askush nuk dëshiron që të punojë” gjatë ndarjes se ceremonisë së Oscar gjatë të dielës.

Prezentueset bën humor me deklaratat e Kim – të konsideruara më shumë si pa kuptim – ku ato me humor i ofruan këshilla aktores së moshuar, Judi Dench, pasi ajo humbi çmimin për aktoren më të mirë dytësore në konkurrencë me Ariana DeBose.

Pasi gjetën Judin në publikë, e cila ka 87 vjet, Regina i tha asaj:

  • Dama Judi…ne kemi një citat inspirues për ju!
  • Meqë ju nuk fituat sonte – vazhdoi të thotë me tallja Wanda…
  • Një citat të Kim Kardashian… puno më shumë – vazhdoi dhënien e këshillës Regina.

Judi dhe tërë publiku shpërtheu në të qeshura me shakanë e thënë nga prezantueset dhe e cila i referohet një interviste të Kim për revistën Variety në fillim të këtij muaji ku ajo kishte folur për punën e saj dhe suksesin në karrierë. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement