Ukraina e ka humbur edhe një sportist të njohur.
Maksym Kagal, kampion i botës në sportin luftarak të kikboksit është vrarë në frontin e luftës.
Sportisti ishte bërë pjesë e forave speciale në njësinë ushtarake në Azov.
Por, ai ra hero teksa po luftonte me rusët në qytetin Mariupol.
Këtë e ka bërë të ditur mediat ukrainase.

“Fli i qetë vëlla, toka është e jotja, do të hakmerremi”, ka thënë trajneri Oleg Skirt, shkruan Ukrinform, përcjell “Gazeta Express”.
“Kampioni ukrainas i kikboksit u vra në betejë teksa po e mbronte Mariupolin. Maksym Kagal, kampion i kikboksit i ISKA-s është vrarë në betejën për ta mbrojtur qytetin e Mariupol, ka njoftuar trajneri i tij”, shkruan “The Kyiv Independent”.
⚡️ Ukrainian kickboxing champion killed in combat while defending Mariupol.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) March 27, 2022
Maksym Kagal, ISKA kickboxing champion, was killed in the battle for the besieged city Mariupol, his coach reported.
Kagal ishte kampioni i parë botëror i kikboksit në Iska (Shoqata Ndërkombëtare e Karatesë sportive) në ekipin kombëtar të Ukrainës. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...