Ngasësi i Formula 1, Mick Schimacher e ka pësuar një aksident të tmerrshëm në kualifikimet e garët së shpërblimit të madh të Arabisë Saudite.
I biri i legjendës së këtij sporti, Michael Schumacher e pati një përplasje të frikshme në një kthesë pasi e humbi kontrollin e makinës, njofton “CNN”, përcjell “Gazeta Express”.
Si rezultat i këtij aksidenti, 23 vjeçari përfundoi në spital deri në pistë u ngrit flamuri i kuq për t’u futur ekipi mjekësor, i cili e trajtoi ngasësin gjerman.
Por, fatmirësisht Schumacher junior kaloi pa lëndime të rënda, edhe pse e humbi garën e nesërme në “Jeddah Corniche Circuit”.
Ai madje është paraqitur me një postim përmes rrjeteve sociale, ku ka treguar se është mirë me shëndet, ndërkohë që i ka falënderuar të gjithë ata që u përkujdesën për shëndetin e tij.
Hi everyone, I just wanted to say that I’m ok?
— Mick Schumacher (@SchumacherMick) March 26, 2022
Thank you for the kind messages.
The car felt great @haasf1team, we’ll come back stronger❤️ pic.twitter.com/Mwpy0767kN
“Përshëndetje të gjithëve, vetëm dua t’ju tregoj se jam mirë. Faleminderit për mesazhet e ngrohta. Do të kthehemi më të fortë”, ka shkruar Schumacher. /Gazeta Express/