Ekipi i Kosovës në skijim kthehet me medalje nga Bullgaria - Gazeta Express
string(58) "ekipi-i-kosoves-ne-skijim-kthehet-me-medalje-nga-bullgaria"

Sporte tjera

Gazeta Express

24/03/2022 15:55

Ekipi i Kosovës në skijim kthehet me medalje nga Bullgaria

Sporte tjera

Gazeta Express

24/03/2022 15:55

Rezultate të jashtëzakonshme janë arritur nga anëtarët e përfaqësueses së Kosovës në skijim për kategoritë e reja në garën e FIS PIBA Cup në Bankso të Bullgarisë.

Lirka Deva për 0.25 të qindat e sekondës nuk arriti të rankohet e para dhe kështu fitoi medaljen e argjendë në këtë garë që u zhvillua në disiplinën e Sllallomit të Madh (GS).

Elena Hoxha u radhit si e 8-ta me dallim prej 9.62 sekondash nga vendi i parë.

Kurse në gjininë e meshkujve, Klos Vokshi arriti të rankohet i 15-ti nga 38 garues gjithsej me dallim kohor prej 10.41 sekondash nga vendi i parë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement