Laurina Gashi e argjendtë në Kupën Evropiane për Kadet që po mbahet në Zagreb - Gazeta Express
string(77) "laurina-gashi-e-argjendte-ne-kupen-evropiane-per-kadet-qe-po-mbahet-ne-zagreb"

Sporte tjera

Gazeta Express

12/03/2022 23:51

Laurina Gashi e argjendtë në Kupën Evropiane për Kadet që po mbahet në Zagreb

Sporte tjera

Gazeta Express

12/03/2022 23:51

Laurina Gashi është stolisur me medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane për Kadet që po mbahet në Zagreb.

Gashi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Wazaari turken, Gizem Dincer.

Në raundin e tretë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon, garuesën nga Bosnja e Hercegovina Narin Handan.

Laurina në çerekfinale mposhti me 3 denime për Ippon serben, Bojana Savic.

Gashi në gjysëmfinale mposhti me Wazaari edhe belgen, Camille Sternon.

Në finale ajo humbi me Ippon kundër suedezes Tara Babulfath dhe u stolis me medalje të argjendtë.

Sot u ndesh edhe Muharrem Hyseni e Dion Sharapolli në kategorinë (-66 kg).

Hyseni në xhiron e parë ishte i lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon austriakun, Leon Heinisch.

Në xhiron e tretë humbi nga garuesi polak, Pawel Stecki.

Pas asaj humbje ai u kualifikua të ndeshej në repasazh, pasiqë kundërshtari i tij shkoi deri në gjysëmfinale, në ndeshjen e parë të repasazhit ai mposhti malazezin Djordje Perisic, në ndeshjen e dytë humbi me Ippon nga izraeliti, Ori Lavi dhe nuk vazhdoi tutje.

Sharapolli në ndeshjen e parë humbi me Ippon nga garuesi i Bosnjës dhe Hercegovinës, Adrian Durdevic dhe nuk vazhdoi tutje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement