Laurina Gashi është kualifikuar në finale në Kupën Evropiane për Kadet që po mbahet në Zagreb.
Gashi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Wazaari turken, Gizem Dincer.
Në raundin e tretë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon, garuesën nga Bosnja e Hercegovina Narin Handan.
Laurina në çerekfinale mposhti me 3 denime për Ippon serben, Bojana Savic.
Gashi në gjysëmfinale mposhti me Wazaari edhe belgen, Camille Sternon.
Në finale ajo do të takohet me suedezen Tara Babulfath.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...