Ish-kampioni i botës në boks humb 80% të shikimit si pasojë e një shpërthimi në kuzhinë - Gazeta Express
string(86) "ish-kampioni-i-botes-ne-boks-humb-80-te-shikimit-si-pasoje-e-nje-shperthimi-ne-kuzhine"

Boks

Gazeta Express

06/03/2022 9:38

Ish-kampioni i botës në boks humb 80% të shikimit si pasojë e një shpërthimi në kuzhinë

Boks

Gazeta Express

06/03/2022 9:38

Ish-kampioni i botës në boks, Guillermo Rigondeaux raportohet se ka humur 80% të shikimit të tij si pasojë e një shpërthimi të madh në kuzhinë.

Rigondeaux, i cili gjithashtu fitoi medalje të arta në Lojërat Olimpike në 2000 dhe 2004 ishte duke gatuar në shtëpië e tij në Miami javën e kaluar kur një tenxhere shpërtheu në fytyrën e tij.

Ai u dërgua në spital ku qëndroi deri të premten, por shikimi i tij është ende shumë i dëmtuar, transmeton Gazeta Express.

Menaxheri i tij, Alex Bornote i tha gazetës spanjolle El Nuevo Herald me bazë në Florida se Rigondeaux ka vetëm 20% të shikimit.

Rigondeaux do t’i nënshtrohet disa testeve në sytë e tij për të përcaktuar nivelin e dëmtimit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement