S’do të ketë më garë në Rusi, Formula 1 e ndërpret kontratën me rusët - Gazeta Express
string(67) "sdo-te-kete-me-gare-ne-rusi-formula-1-e-nderpret-kontraten-me-ruset"

Sporte tjera

Gazeta Express

03/03/2022 12:57

S’do të ketë më garë në Rusi, Formula 1 e ndërpret kontratën me rusët

Sporte tjera

Gazeta Express

03/03/2022 12:57

Formula 1 nuk do të mbahet më në Rusi.

Ky është vendimi i fundit i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, raporton “Gazeta Express”.

Javën e kaluar ishte anuluar gara për shpërblimin e madh të Rusisë, pas sulmit ushtarak që e nisi ky vend ndaj Ukrainës.

Ndërsa tash, rusët e kanë marrë edhe një tjetër goditje.

Në fakt, FIA-s nuk i ka mjaftuar anulimi i sivjetmë i kësaj gare.

Vendimi i sotëm është se do të ndërpritet përfundimisht kontrata dhe se nuk do të mbahet më gara e Formula 1 në Rusi.

Ky është një tjetër sanksion për rusët, në vazhdën e shumë të tjerëve në botën e sportit.

Mijëra njerëz, prej tyre shumë civilë, janë vrarë në luftën që po zhvillohet në Ukrainë, e cila ka hyrë në javën e dytë të saj. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement